Categories Lajme

Në listën e personave më të kërkuar në Itali për vrasje, kapen dy kushërinjtë në Dibër

Dy persona të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali janë arrestuar në Dibër.

Andon (alias Afrim) Sina dhe Niko (alias Faslli) Sina të dënuar për vrasje ishin në kërkim që prej vitit 1999.

Sipas njoftimit të policisë ata fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të projektit të quajtur “Të kërkuarit”, që synon kërkimin dhe kapjen e të shtetasve me rrezikshmëri, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimi i ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Difficult conditions”.

Në kuadër të operacionit nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit, si dhe të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të personave të kërkuar, u bë e mundur lokalizimi ne fshatin Rreth-Kale , kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dy shtetasve shqiptarë :

Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina , 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër.(kushërinj).

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Këta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Hetimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane, kanë bërë të saktësohet rruga e ndjekur e të arratisurve dhe kështu u bë e mundur zgjerimi i fushëveprimit të hetimit dhe u gjet vendndodhja e tyre në fshatin Rreth-Kale Dibër

Falënderim i veçantë për Shërbimin e Qendrës Operative dhe Skuadrën Fluturuese të Casertës, për koordinim të informacioneve dhe lëshim të urdhërarresteve nga Prokuroria e Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit të Napolit.

Bashkëpunim i ngushtë u realizua nga Divizionin e 2-të dhe Zyra e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane.

Finalizimi i këtij operacioni me shkallë të lartë vështirësie, në vijim të dhjetëra operacioneve të zhvilluara më parë për kapjen e personave në kërkim për llogari të drejtësisë italiane, tregon qartë angazhimin maksimal dhe profesional të Policisë së Shtetit Shqiptar për të punuar me partnerët pa rezerva dhe si të barabartë, qoftë në veprime hetimore ashtu dhe në ato operacionale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME