Categories Lajme

Demaskohet çaji i dobësimit “AÇAI ONE”, zbulohet mashtrimi me produktin që reklamojnë VIP-at

Nga investigimi i bërë nga gazetarët e “Piranjave” rezultoi se çaji i dobësimit që reklamohet aq shumë nga vip-at shqiptarë është një gënjeshtër. Këtë e pranoi në kamerën e fshehtë edhe pronari i kompanisë që tregton Açai One në Shqipëri, Klajdi Hoxha.

“Ne nuk presim dot kupon tatimor deri në momentin që ti nuk merr pakon sepse se nuk arkëtojmë lekë, ne bëjmë shitje online. Açai është mbarim, Açai ka vdek. Është jashtë tregut, nuk ka më. Ne nuk shesim më Açai One. Açai One është ca ka ngel kthime”, tha pronari i Açai One në kamerën e fshehtë te “Piranjat”.

Në këtë mënyrë Hoxha pranon se ka gënjyer edhe për efektet e dobësimit të produktit. Në kutinë e ambalazhit të Açai One pavarësisht fletëpalosjes që është në shqip vërehet se mënyra e përdorimit të pilulës nuk është përkthyer në shqip.

“Suplement ushqimor. Merrni 1 ose 2 kapsula çdo ditë me pak ujë. Për rezultate sa më të mira merren me stomak bosh. Kapsula përmban 200 mg, e barabartë me 2000 mg frut të thatë açai.” Asnjë nga këto informacione nuk gjendet në fletëpalosjen e produktit që tregtohet në Shqipëri.

Nga dëshmitë e vip-ave shqiptarë, njerëzit mendojnë me të drejtë se ky produkt është i duhuri. Por realiteti është krejt tjetër.

“Piranjat” zbuluan gjithashtu se aktiviteti tregtar i drejtuar nga Klajdi Hoxha rezulton të jetë i pezulluar që nga 21 nëntori i 2021-it. Por, pavarësisht kësaj shitjet vazhdojnë çdo ditë në shkelje të rëndë të ligjeve të shtetit.

Gazetarët shkuan në Barcelonë për të zbuluar më shumë rreth kësaj kompanie. Por “Luminesem” nuk ekziston në adresën e publikuar në Shqipëri. Në vend të kompanisë ata gjetën një dyqan të pastrimit kimik.

Pas orë kërkimesh, gjetën dhe një pikë tregtimi të pilulave por të ndryshëm nga ambalazhi në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME