Categories Lajme

Dëmet e zjarreve në Fier, digjen 105 ha pyje

105 ha me pyje dhe 7 mijë rrënje ullinj u dogjën në qarkun e Fierit nga zjarret gjatë korrikut dhe dhjetëditëshit të parë të gushtit. Prefekti i Fierit Baki Bala thotë se ekonomitë pyjore kanë pësuar dëmtime të renda.

“Vetëm për korrik-gusht janë djegur 105 ha. Nëse marrim për ullishtet, janë rreth 7 mijë rrënjë. Bashkitë duhet ta konsiderojnë si dëm ekonomik,” thotë ai për ABC.

Prefekti përsërit shqetësim e kreut të zjarrfikësve të Fierit, të shprehur disa ditë më parë për pamjaftueshmërinë e mjeteve zjarrfikëse për menaxhimin e situatave të tilla me disa vatra zjarri. “Asnjë nga bashkitë në qarkun tonë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar situatën e zjarreve,” thekson ai.

Zonat më të prekura këtë vit nga zjarret në qarkun e Fierit janë kodrat e Cakranit dhe Mallakastrës. Ndryshe nga sezoni i kaluar janë parandaluar zjarret ne masivet pyjore të bregdetit. Për zjarrvënie në Fier janë arrestuar 4 persona dhe proceduar 3 të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME