Categories Lajme

Dëmshpërblehet me 2 milion paund pas 40 vjetësh shkencëtari që zbuloi testin e diabetit

Një shkencëtari i është dhënë 2 milion paund dëmshpërblim nga gjykata më e lartë në Mbretërinë e Bashkuar për shpikjen e tij të teknologjisë pioniere për të provuar nivelin e sheqerit në gjak gati 40 vjet më parë. Profesor Ian Shanks zhvilloi sistemin, të përdorur nga shumë diabetikë, ndërsa punonte për kompaninë Unilever në vitet 1980. Të drejtat për shpikjen e tij i përkisnin kompanisë dhe deri më tani ai nuk kishte të drejtë për asnjë pjesë të përfitimeve.

Shanks ndërtoi prototipin e parë të asaj që tani njihet si pajisja mbushëse e kapilarëve elektrokimik. Teknologji e cila shfaqet në shumicën e produkteve të testimit të glukozës, të cilat përdoren nga diabetikët për të monitoruar gjendjen e tyre.

Gjykata vendosi njëzëri se shpikja e profesor Shanks i kishte siguruar ish-punëdhënësit të tij një “përfitim të papaguar” për të cilin ai duhet të marrë kompensim. Profesor Shanks u shpreh se ai ndjeu krenari të madhe për shpikjen e tij për të cilën ai tha që ndoshta kishte ndihmuar disa qindra milion njerëz që jetojnë me diabet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME