Categories Lifestyle

Truket që duhet të përdorni për tu dukur elegante në veshje

Në botën e modës ka gjithmonë vend për ndryshim – kryesorja është të gjeni stilin tuaj dhe t’i qëndroni besnik atij.

Kjo mund të jetë e ndërlikuar, pasi ka shumë zgjedhje dhe mundësi. Aksesorët, këpucët e ndryshme ose palltot – është kaq e lehtë të humbasësh dhe të mos dish të zgjedhësh. Mirëpo, nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta do të dukeni elegante dhe të gjithë do të frymëzohen nga ju:

Tregoni lëkurën tuaj në mënyrë strategjike

Të dukeni seksi dhe tërheqëse nuk do të thotë që ju duhet të shfaqeni pothuajse lakuriq. Përkundrazi, kërkon njohuri se çfarë duhet të mbash të pazbuluar. Është më mirë të zgjidhni një pjesë të trupit që dëshironi t’i tregoni të gjithëve. Nëse vendosni të tregoni krahët, nuk duhet të zbuloni këmbët dhe anasjelltas, transmeton Revista Class.

Mbërtheni kopsat e fundit të këmishës

Këmishat me kopsa janë një trend që nuk del asnjëherë nga moda. Mos e lidhni këmishën në fund, pasi nuk dukeni elegante, por mbërtheni kopsat deri në fund dhe mund ta lini sipër pantallonave, ose ta vendosni brenda tyre nëse xhinset janë me bel të gjatë.

Aksesorët

Aksesorët e duhur mund të rregullojnë pamjen tuaj në tërësi. Edhe nëse preferoni të vishni rroba dhe këpucë neutrale, një çantë me ngjyrë të fortë ose bizhuteri të bukura, janë zgjedhja e duhur kurdoherë. Por duhet të mbani mend se nuk duhet ta mbingarkoni pamjen tuaj me shumë aksesorë.

Zgjidhni pantallonat tuaja sipas lartësisë së këpucëve

Pantallonat që nuk janë gjatësia e duhur për këpucët duket mjaft të pakëndshme dhe bëhen pis shumë shpejt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME