Categories Lajme

Dëmtimi i burgut nga tërmeti, 264 të burgosur në Lezhë u transferuan në Shkodër

Të paktën 264 të burgosur në Lezhë janë transferuan në Shkodër pasi burgu ku po kryenin dënimin u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. “Pas një analize fillestar të shtabit të emergjencës së Ministrisë së Drejtësisë si dhe akt-konstatimit të Institutit të Ndërtimit, nga kjo IEVP evakuuam 264 persona që vuanin dënimin duke i transferuar në IEVP “Shkodër”,”-njofton Ministria e Drejtësisë.

Ndërkohë po punohet se bashku me shtabin e emergjencave civile, inxhinierët e fushës, specialistët italianë të misionit “Vigilia di fuoco” si dhe ekspertët më të mirë zviceranë e holandeze të misionit të BE-së, po inspektohet godina e Institucionit burgut të Lezhës, për vlerësimin e çdo pasojë në infrastrukturë që kanë sjellë lëkundjet e forta sizmike.

“Aktualisht janë ndërmarrë të gjitha masat për grumbullimin e të dhënave të sakta mbi IEVP-të e prekura nga lëkundjet sizmike dhe kryesisht për atë në Lezhë, për të mundësuar që ndërhyrja të jetë sa më e plotë dhe efiçente,”-shton Ministria e Mbrojtjes. Ndërsa Ministria i shprehu mirënjohjen ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, atij italian Alberto Cutillo, si dhe misioneve të tyre të asistencës, të cilët në mënyrë të shpejtë ofruan për ne ndihmë të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME