Categories Lajme

Dënohen 5 shqiptarët në Itali

16 deri në 20 vite burg ka dhënë gjykata e Busto Arsizio në Milano për 5 shqiptarë, të akuzuar për vrasjen e kushërinjve të tyre Agron dhe Alban Lleshaj.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur gjatë natës mes 9 dhe 10 Nëntorit të vitit 2016 në periferi të Milanos. Viktimat u ekzekutuan me pistoletë poshtë një kompleksi banimi, pas një ndjekjeje me makinë.

Dënimi për Edmond, Elidon, Pjetër Lleshaj (ky u fundit me të njëjtin mbiemër, por pa lidhje familjare me viktimat), Eduard Nikolli dhe Fation Stojan u dha nga gjykatësja Piera Bossi. Prokurori Giuseppe D’Amico kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurit.

Sipas hetuesve, banda i ekzekutoi dy kushërinjtë pasi këta të fundit po tentonin që të zgjeronin aktivitetin e trafikut të kokainë në Legnano. Menjëherë pas ekzekutimit autorët u arratisën nga frika e gjakmarrjes nga familjarët e dy viktimave.

Për këtë arsye, përpara se të arrestoheshin nga oficerët e Monzas, banda e trafikantëve kishte lëvizur nëpër qytetet të ndryshme, në qendër dhe veri të Italisë, ndërsa një prej tyre kishte arritur që të dilte nga Italia. Ata u arrestuan mes Pistoia, Lucca dhe Belgjikës.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se 5 të dënuarit drejtoheshin nga një tjetër shqiptar, i njohur me nofkën “Kuqi”. Ata vendosën që t’i ekzekutonin dy kushërinjtë Lleshaj, sëbashku me një kushëri të tretë, i cili arriti të shpëtonte, në mënyrë që të mos i lejonin që të kontrollonin shpërndarjen e kokainës mes Canegrate, Legnano dhe Parabiago.

Atentati ndaj Agron dhe Alban Lleshaj u planifikua në afërsi të qendrës së Canegrate. Plot 12 plumba pistolete u zbrazën në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME