Categories Lajme

Dënohet në Holandë me tre vjet burg 48-vjeçari shqiptar, ktheu shtëpinë me qira në fermë kanabisi

Një shqiptar dhe persona të tjerë janë dënuar nga gjykata holandeze me nga 3 vjet burg secili për përfshirjen e tyre në trafik droge.

Ata akuzohen për kultivim të plantacioneve të  kanabisit. 48-vjeçari shqiptar bashkë me dy personat e tjerë e kishte kthyer shtëpinë e një të moshuari belg në një fermë kanabisi. Por, policia mundi të bjerë në gjurmët e tyre kur mori një denoncim nga pronari i shtëpisë se shtëpia e tij ishte dëmtuar.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën të fshehur shqiptarin në kopshtin e një pastori, që kishte shtëpinë ngjitur me fermën e kanabisit.  Një nga personat që jetonte brenda shtëpisë ishte një 48-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në kopsht dhe pastori 72 vjeçar Raymond Decoster u përpoq që ta fshihte.

Kur pronari ka shkuar në vendngjarje, ai ka gjetur shqiptarin në kopshtin e shtëpisë dhe ka vënë re një erë të fortë kanabisi.

Më pas policia ka kryer kontrollin në banesë dhe rezultoi se të tre personat po kultivonin një plantacion me 800 bimë kanabisi. Vetë shqiptari ka rrëfyer para policisë se kishte tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin.

Klienti im pranon se ishte thirrur për t’u kujdesur për bimët e kanabisit, por ai nuk kishte të bënte me qiranë e shtëpisë dhe ndërtimin e plantacionit të kanabisit”, është shprehur avokati i 48-vjeçarit shqiptar, shkruajnë mediat holandeze. 

Shqiptari ka rrëfyer se kishte rreth tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin. Ai tha se nuk e dinte se kush fshihej pas plantacionit.

Shqiptari u dënua me 36 muaj burg ndërsa një tjetër person të cilit iu gjetën gjurmët  e gishtërinjve në plantacion dhe gruaja që kishte marrë shtëpinë me qira, u dënuan po me 36 muaj burg në mungesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME