Categories Lajme

Denoncimi: I heqin KEMP-in 17-vjeçares së sëmurë dhe i kërkojnë të kthejë dhe 4 milionë lekë

Emisioni Stop ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e një 17-vjeçareje që trajtohet me KEMP prej vitesh, por që muajt e fundit i është ndërprerë. Ndodhemi në Njësinë Administrative Nr.3 në zonën e Maternitetit të Ri në kryeqytet. 17-vjeçarja Fiorentina vuan nga hidrocefalia, epilepsia dhe ka edhe statusin e të verbrit.

Nëna e saj, Kozeta, tregon se vajza nuk flet dhe nuk është e aftë për asgjë. Që kur ishte 9 muajshe, vajza ka marrë KEMP për 17 vite me radhë. Por në muajin Tetor i është shkëputur dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Nënës i është thënë vetëm që duhet ta çojë të bijën në KEMP epror. Prej 6 muajsh, nuk merr as kujdestari dhe as KEMP.

Kozeta Cara: Kam vajzën të sëmurë që 9-muajshe, Fiorentina Cara. Atë e kam shtruar për një temperaturë, aty ajo pësoi ujë në kokë më thanë doktorët. E kam operaruar që 9-muajshe. Epikriza e vajzës hidrocefali, epilepsi meningjiti. Kjo nuk është e zonja për asnjë gjë. Për të ngrënë, i jap unë për të ngrënë, për ta ndërruar e ndërroj unë. Vajza sot është 17 për 18 vjeçe. Që 9-muajshe vajza ime ka marrë KEMP. Edhe unë kam marrë kujdestarinë e vajzës. Vajza është grupi i parë. Që në Tetor kjo nuk ka marrë KEMP-in edhe kujdestarinë.

Shkoj te Njësia Nr.3 nuk më japin përgjigje, nuk e përfiton vajza. Po se ku është problemi as unë nuk e di. Këta thonë tani që do ta hedhësh në KEMP-in epror. Pse duhet ta hedh në KEMP-in epror kur vajza ime e ka marrë që 9-muajshe. Kam 6 muaj që nuk e kam marrë. Vajza ka dhe statusin e të verbërve. Ka disa gjëra që kur e kap edhe sëmundja e vetë ajo deformohet.

Mua më duhen lekët për bebelinat, për gjëra personale të vajzës.Emisioni Stop u interesua pranë Drejtorisë së Shërbimit Social, të cilët thanë se komisioni i nivelit të parë ka vendosur që të shkëputet KEMP-i, pasi mjekët e QSUT-së dhe Shërbimi i Neurokirurgjisë kanë bërë një gabim, nuk kanë shkruar para-tetraplegjik, por tetraparezë, që është gradë e lehtë.

Pavarësisht gabimit njerëzor të punonjëses, ky vendim është nul, pasi është ankimuar në Kemp Epror dhe në mbledhjen e radhës do të merret vendimi për Fiorentinën. Ne jemi rikthyer në Njësinë Administrative Numër 3, për shkak të një vendimi, që përcakton se Fiorentina ka marrë më shumë para sesa i takonin, ndaj tani familja e saj duhet të kthejë 4 milionë Lekë të vjetra, për shkak të gabimit të punonjëses.

Gazetarja: Tani zotëria është babai. Dhe thotë, që nuk e ka marrë këtë pagesë, që duhet të jetë gati tek 253 mijë lekë të vjetra në muaj. Punonjësja: Fiorentina Cara në 2016-2018 është trajtuar me status paraplegjie. 2018-2020 statusi i është hequr. Për shkak të një gabimi njerëzor, që ka bërë punonjësja, është vazhduar të paguhet me status. Në momentin, që në tetor të 2020-ës duhet të dërgohej për rikomisionim për paraplegji, konstatohet, që është paaftësi. Ka marrë gati 160 mijë lekë më tepër në muaj. Më tepër sec i takojnë. Kjo gjë konstatohet dhe i mbahen.

Gazetarja: Duhet t’i mbahen për shkak të gabimit të punonjëses? Kush punonjëse e ka bërë gabimin?

Punonjësja: Punonjësja për momentin nuk është. Është me raport, është e sëmurë. Duhet ta marri PAK-un, por meqënesë zotëria ka marrë 4 milionë më tepër në 2 vite, pagesa i duhet mbajtur.

Gazetarja: Është faji i zotërisë, që është bërë gabimi dhe duhet t’i mbahen lekët?

Punonjësja: Është gabim njerëzor, që punonjësja e ka bërë.

Gazetarja: Gabim njerëzor, që po i kushton zotërisë aty.

Punonjësja: Po zotëria i ka marrë lekët.

Gazetarja: Dhe prandaj nuk po i kalojnë këto të PAK-ut?

Punonjësja: Ato kanë filluar t’i kalohen dhe po i mbahet vetëm pagesa e kujdestarisë, sepse është grupi i parë.

Gazetarja: Se është për një gabim kaq kohë të gjatë, punonëjsja të paktën të mbajë përgjegjësi, se është paaftësia e saj, që nuk e kupton për kaq kohë.

Punonjësja: Po patjetër, që është paaftësia, pakujdesia.

Gazetarja:Po patjetër paaftësi, por vetëm ai do e paguajë në këtë rast.

Punonjësja: Atij i kushton shumë, por ai i ka përvetësuar ato lekë. Fiorentina nuk ka dalë përfituese e statusit.

Gazetarja: Prej një gabimit të mjekut këtë rradhë. Pra, për gabimet e gjithë njerëzve, arrijmë në këtë… Pse muajt e tjerë nuk i është heq vetëm kujdestaria, por i është heq e gjitha?

Punonjësja: Se ishte ideja, që të shlyhej sa më parë ajo shumë.

Gazetarja: E vendos ai, se sa mund të lërë të paguhet. Punonjësja: Dakord! /Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME