Categories Lajme

Denoncimi i rrallë/ 4 vite pasi lindi, gruaja në Tiranë: Mbaj mend që linda binjakë, më dhanë vetëm një

Prokuroria e Tiranës vendosi mos-fillimin e hetimeve mbi denoncimin e një gruaje, e cila pretendoi se kishte sjellë në jetë dy fëmijë, por në krahë i dhanë vetëm vajzën.

Enkela Hodo u paraqit në polici katër vjet pasi u bë nënë, dhe duke u bazuar në kujtesën e saj kërkoi hetime bazuar në kujtesë sepse sipas saj ajo kishte dëgjuar edhe të qarat e një foshnje tjetër.

Prokurori i çështjes thotë se qëndrimi i nënës është i pambështetur në një akt mjekësor ndaj dhe çështja mbyllet. 44-vjeçarja e ka kundërshtuar këtë vendim këtu në gjykatën penale dhe beson se ka vend për hetime dhe se trupa gjyqësore duhet të urdhërojë akuzën për të kryer veprime shtesë.

Por në fashikull rezulton se akuza ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e denoncueses, i cili sqaron se mbasi kishin bërë eko në 2019, ata nuk ishin sqaruar se sa fëmijë po prisnin.

“Gjashtë muajt e fundit ime shoqe këmbëngul se ajo kishte binjakë”, dëshmon burri.

Prokuroria replikon duke u shprehur se kur nëna doli nga spitali gjinekologjik, asaj ju dha fletë dalja dhe aty nuk ka patur asnjë pretendim. Prokuroria thuhet më tej në vendim është një strukturë që kryen hetimet mbi fakte të ndodhura dhe jo mbi fakte të dyshuara se kanë ndodhur.

Për këtë çështje është hedhur shorti dhe i ka rënë gjyqtares Ardiana Berës, e cila mbasi do ta shqyrtojë do shprehet nëse ka vend për hetime të mëtejshme, apo nëse çështja duhet mbyllur

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME