Categories Lajme

Denoncimi: Prokurori me ‘Audi Q5’ 45-mijë euro dhe targa false, bën të paprituren pasi i zbulohet

Prokurori i Sarandës Sali Hasa akuzohet se lëviz me një automjet luksoz dhe me targa false. Është media lokale “Sarandaweb” që denoncon rastin në fjalë, se Hasa lëviz me një automjet tip “Audi Q5” vlera e të cilit shkon 45 mijë euro. Por sikur të mos mjaftonte vlera e lartë e mjetit luksoz, sipas investigimit në fjalë, targat e Audi-t rezultojnë të jenë false, ato i përkasin një Volksëagen-i prodhim i vitit 1984. Hasa ka vendosur ta “braktisë” automjetin menjëherë pas denoncimit. Por kush është prokurori Sali Hasa?

Në 15 prill të 2019-ës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e komandoi në krye të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Familjarët e tij, gruaja, djali dhe vajza, rezultojnë të punësuar specialistë në shtet. Sipas një kërkimi në media rezulton se Sali Hasa është gjetur me shkelje dhe Këshilli i Prokurorëve i cili i ka dhënë një paralajmërim, se nëse do të kenë shkelje të tjera, rrezikon të shkarkohet. Nga deklarimi i pasurisë, ndër të tjera ajo që tërheq vëmendje është një dhuratë që iu është bërë fëmijëve të tij. Ledian dhe Ada Hasa, kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë. Por prokurori nuk e ka deklaruar vlerën dhe origjinën e dhuratës. Makina me të cilën pretendohet se e përdor prokurori Hasa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME