Një dentist është ndaluar të ushtrojë profesionin për një vit pasi një nga pacientët e tij vdiq vetëm disa orë pasi i hoqi 10 dhëmbët e saj. Tushar Patel punonte në klinikën Confidential Clinics në Surrey kur i hoqi gruas dhëmbët në verën e viti 2017.Ajo kishte marrë një ilaç për hollimin e gjakut të quajtur Warfarin, për një gjendje të rrallë të gjakut që shkakton mpiksje.
Patel i hoqi dhëmbët e saj në pjesën e sipërme të gojës gjatë dy takimeve brenda një jave, por nuk e paralajmëroi në lidhje me rrezikun e gjakderdhjes që vinte nga marrja e këtyre tabletave. Disa orë pas takimit të fundit me dentistin ajo kishte gjakderdhje nga goja në shtëpi dhe vdiq në spital më 19 korrik 2017. Mjekët përcaktuan se shkaku i vdekjes ishte hemorragjia nga heqja e dhëmbëve dhe mjekimi me Warfarin.
Warfarin përdoret për më shumë se 50 vite për të trajtuar mpiksjen e gjakut, po rreziku i komplikimeve serioze të gjakderdhjes që shkakton ka qenë shqetësim për dentistët. Sipas panelit të jurisë, Patel që kishte mbi 30 vjet përvojë si dentist, nuk arriti të “peshojë” rreziqet e trajtimit të tij dhe nuk i mjekoi mirë plagët e pacientes.