Teksa në Europë është rritur shqetësimi për një ndikim të shtuar të Rusisë dhe Kinës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shprehur se moshapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, justifikon politikën e tij të afrimit me dy fuqitë e tjera në kundërpeshë me Unionin.
Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen “Financial Times”, Vuçiç ka thënë se vendimi i BE-së për dy shtetet ballkanike, pavarësisht reformave që kanë ndërmarrë, tregoi se “jo gjithçka varet nga ne”.
Kreu i shteti serb ka shtuar se rajoni nuk mund të varet nga një vendim i Këshillit Evropian. “Ne nuk mund të varemi nga vendimi i radhës i Këshillit Evropian, ose se çfarë do të vendosë qeveria holandeze, apo se nëse qeveria daneze do të bëjë diçka tjetër”, është shprehur Vuçiç.
Të premten, Serbia pirtet të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Euraziatik, i cili është një bllok ekonomik rival i BE-së, i udhëhequr nga Rusia.