Situata e krijuar nuk ka ndikuar në treguesit e depozitave. Depozitat në lekë u rritën me 0,1% në muajin mars, kundrejt shkurtit, duke arritur në vlerën e 474 miliardë lekëve, në fund të tremujorit të parë 2020.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se të dy kategoritë, biznesi dhe individët kanë rritur kursimet e tyre në lekë, gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë që depozitat në euro, shënuan totalin prej 4.4 miliardë euro në fund të marsit dhe depozitat në lekë arritën në 1.07 triliardë lekë. Banka e Shqipërisë konfirmon se sistemi bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës dhe treguesit e stabilitetit financiar janë të shëndetshëm.