Categories Lajme

Deputetët gati për shami, Reme Lala fjalim prekës. Historia rrëqethëse që tregoi: 5 veta hanë një vezë…

Ka qenë rrëqethëse panorama që ajo solli ne foltoren e Kuvendit lidhur me gjendjen e mjeruar të spitalit dhe asaj që përjetojnë pacientet dhe familjarët e tyre. Deputetja, Reme Lala akuzuar për një diskriminim të Dibrës dhe dibranëve, lidhur me shëndetësinë, sipas saj lënë në mëshirë të fatit. Duke treguar për menunë e pacientëve në spital, ajo ka numëruar të dhëna te trishta, teksa ka thënë se sipas statistikave i bie që “5 vetë hanë një vezë”.

“Më vjen zor të tregoj këto statistika si përfaqësuee e atyre njerëzve. Zero investime nga MSH, për spitalin, edhe pse ka pasur projekte asnjë nuk është miratuar, ambientet e kuzhinës janë të amortizuara, lavanteria jashtë shërbimit, reanimacioni nuk ka as krevate, as ambient, as monitor për të mbajtur nën kontroll pacientet. Atje nuk punon ashensori, të sëmurët mbahen në krahë nga shkallët, kufomat familjarët i marrin në kurriz. Për një operacion për apendecitin detyrohen të shkojnë në Tiranë, apo për të sjellë në jetë në fëmijë”- tha ajo.

Një pyetje e ka pasur për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë: Pse ky diskriminim për Dibrën, si është bërë ndarja e ambulancave të reja, pse Dibra është akoma në kushte të tilla, pa mjekë e pa ambulanca, e persekutuar për vite për shkak të largësisë, por kjo duhet të ishte arsye më tepër për të pajisuar me ambulanca të reja. Mirë ua cojnë familjarët një pjatë gjellë, edhe një batanije, po i lajnë vetë edhe carcafët, por si tja bëjnë për ilaçe, edhe pse prokurimet nga MSh fillojnë në mars deri në tetor nuk kanë mbarur. Mjekë nuk ka, ilaçe jo e jo, a e quajmë një spital këtë? Zoti kryeministër, dibranët i kanë sytë nga ju e unë besoj se do të ndërhyni të mbroni dibranët, unë dua zgjidhje për ata njerëz. Zonja ministre, mos na lini të mendojmë se Dibra nuk është në hartën e MSH”- tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME