Categories Lajme

Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi ka zgjedhur të ironizojë në mënyrë origjinale qeverinë Rama, pas vendimit të Komisionit Europian për të ndërprerë përkohësisht fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD 2, që përdoret për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi.

Me një shalqi në duar, Korreshi u paraqit sot në hyrje të Kuvendit. Prej shalqirit më pas nxori një kastravec, për të cilin tha se është dhurata e IPARD 3 për qeverinë që po i a nxin fytyrën Shqipërisë.

“Simboli që ju ka lënë dhuratë IPARD 3 të gjithë shqiptarëve. Sepse kjo qeveri hajdute (ishallah s’ka ardhur ajo ministrja sot, se kush vjen e zëvendëson në behar) nuk i meriton votat e këtyre njerëzve (as atyre që ua vodhi, e as atyre që ua dhanë me dëshirë) se përditë e më keq po na nxjerr botën kudo që ne përfaqësohemi”, tha Korreshi për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME