Categories Lajme

Deputeti Vullnet Sinaj ,Nis puna në terren për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë

Vazhdojnë takimet e deputetit dhe kandidatit për deputet Vullnet Sinaj , Ja cfarë shkruan Sinaj në faqen e tij FB.

Kur më datë 17 shtator 2020, votova në parlament kundër ligjit “Për denoncimin e marrëveshjes së huasë mes Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit ‘rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës’”, i cili anulonte financimin për rrugën Peshkëpi-Selenicë, isha i ndërgjegjshëm se po ndërmerrja një akt të fortë politik.  Në mbrojtje të interesit të gjithë banorëve të Lumit të Vlorës, të Selenicës dhe fshatrave përreth, shpreha bindjen se ndërtimi i lotit të 4 të rrugës, kishte më shumë rëndësi se gjithçka.

Asokohe, kryeministri Edi Rama shpjegoi se nuk kishim të bënim me anulim, por një shtyrje deri në gjetjen e financimit të përshtatshëm për ndërtimin e rrugës.

Me kënaqesi e krenari e them, Edi Rama është një njeri i fjalës së mbajtur

Jam i lumtur të ndaj sot me ju lajmin e mirë se, me firmosjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të kontratës me kompaninë fituese dhe me miratimin e sotëm të lejes infrastrukturore nga bashkia, nga nesër, nis puna në terren për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë.

Ky është një investim i shumëpritur, që do t’i japë gjithë zonës së Selenicës, qytetit dhe fshatrave përreth, shkëlqimin që meritojnë. Një thesar natyror që me infrastrukturën e duhur do të zhvillojë bujqësinë dhe agroturizmin.  Panorama e mahnitshme do ta kthejë luginën në atraksion të veçantë turistik.

E famshme për bitumin natyror, Selenica konsiderohet “mëma” e të gjitha vendburimeve minerare në Shqipëri. Dikur, referuar minierës që nisi punë në fillim të shekullit 19, të moçmit thonin: O Selenicë, shtrove rrugët e botës dhe nuk shtrove rrugën tënde!  Ja pra, erdhi dita që kjo të bëhet realitet falë kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së Partisë Socialiste.  Një falenderim nga zemra! PS është forca e vetme politike që mund të sigurojë ndryshimin pozitiv të jetës në këtë zonë dhe në gjithë Shqipërinë! Punë të mbarë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME