Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin duke deklaruar se 1.4 milin karat identiteti iu skadon afati dëri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Sipas tij Rama do të ketë mundësi ti blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë.
Sipas tij qeveria po iu shpërndan që sot kupona Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponave falas!
Postimi i plotë
1.4 milion karta identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvlimit të zgjedhjeve lokale. 1.4 milion mundesi që Rama ti blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë! Qeveria po iu shpërndan që sot kupona Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponave falas!
Për këtë arsye Ministria e Brendshme nuk bën asnjë njoftim, asnje përpjekje paraprake për ta parandaluar dhe zgjidhur çështjen!