Categories Lajme

Deputetja Ina Zhupa i bashkohet Kuvendit të Berishës: Erdha këtu sepse…

Deputetja Ina Zhupa e cila më parë ka qenë e pozicionuar në grupin e atyre që ishin kundër ish kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar sot Kuvendit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat ajo tha se “Unë marr pjesë në këtë Kuvend jo për tu konsideruar si palë me një grup apo tjetrin, por për të bërë një akt nga ana ime në drejtim të bashkimit dhe në respect të demokratëve që ndodhen në këtë Kuvend. Një pjesë e të cilëve janë edhe nga dega e Sarandës dhe votues të PD. Sigurisht që ky nuk është akti i fundit sepse bashkimi është proces dhe ai duhet ndjekur hap pas hapi”.

“Objektivi ynë nuk duhet të jetë që të dalim të dytët apo të tretët në zgjedhjet lokale. Por duhet të jetë objektiv që të fitojmë përballë Edi Ramës. Përballë tij fitojmë duke qenë të bashkuar dhe prandaj erdha këtu si një shenjë bashkimi dhe vullneti për bashkim. Ky nuk është akti i fundit i bërjes me një palë kundër një pale tjetër, por si shtyrje për të gjithë deputetët që të lëmë pas sedrën dhe të bëjmë një hap drejt bashkimit”, theksoi më tej deputetja demokrate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME