Categories Lajme

Der Standard: Franca ndërhyn ashpër, vendos veton për Shqipërinë

Gazeta austriake Der Standard shkruan se Franca do të vendosë veton kundër nisjes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Franca ndërhyn ashpër kundër fillimit të planifikuar të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Holanda do i bashkohet Parisit, thanë të premten burime nga Këshilli i BE. Për më tepër, Franca nuk donte që vendet të vlerësoheshin individualisht, por vetëm në paketë”, shkruan gazeta.

Sipas Der Standard, vetoja e Francës është pritur me zemërim nga shtetet e tjera të BE. “Kush bllokon procesin e anëtarësimit, do të mbajë përgjegjësi për destabilizimin e mundshëm të fqinjëve tanë,” tha një diplomat.

Shanset e fundit për bisedimet janë të dielën, kur do mbahet një takim mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Ne po përllogarisim që Parisi të rishqyrtojë pozicionin dhe të mos izolohet në politikën europiane për arsye politike të brendshme,” tha një diplomat.

Franca është kundër negociatave të pranimit kryesisht sepse nga kjo mund të përfitojnë populistët e krahut të djathtë të Marine le Pen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME