Categories Lajme

Dërgohet në spital Emiljano Shullazi, pritet të operohet

Emiljano Shullazi, ish-kreu i bandës Rrugës së Kavajës do të lërë sot ambientet e ’41 bis’ të burgut të sigurisë së lartë për tu dërguar në spital.

MCN TV shkruan se Shullazi është dërguar në shoqërinë e forcave speciale e snajperistë drejt ambienteve të Spitalit Shtetëror Nënë Tereza ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Me gjithë insistimin e avokatit që ndërhyrja kirurgjikale ndaj klientit të tij të kryhej në një spital privat, Drejtoria e Burgjeve i ka refuzuar të gjitha opsionet e servirura duke pranuar vetëm variantin e një operimit të Shullazit, në spitalin publik shtetëror.

Kjo nuk është hera e parë që Shullazi dërgohet në spital. Pak ditë më parë ai u dërgua me urgjencë drejt një spitali privat në Tiranë ku kreu disa dhe rezulton se është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë që mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Grupi e ka apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e regjimit “41 biss”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME