Categories Lajme

Dërgohet në spital pa ndjenja, dëshmia shokuese e 25-vjeçares: Ishte ngacmuar s*ksualisht në punë!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec 1 ditë më parë. Një 25 vjeçare punonjëse në një subjekt privat është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka marrë veten.

Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar dushe në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares me origjinë nga Trebinja e Mokrës, policia ka vënë në pranga 55 vjeçarin.

Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, vit kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës. Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektor privat me shitje dhe montim dushesh diellorë.

Tashmë pas 3 vitesh ai bie sërish në prangat e policisë sërish me të njëtën akuzë atë të ngacmimit seksual.

Mësohet se ai është shoqëruar në paraburgimin e Korçës nga ku më pas do të njihet në vazhdim me masën e sigurisë nga gjykata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME