Sardar Jan Mohammad Khilji një 49 vjeçar nga Quetta, Balochistan në Palestinë, pretendon se lidhja e tij me tri gratë është tejet e lumtur, por dëshira e tij më e madhe është t’i ketë 100 fëmijë. Ai është teknik mjekësor me profesion dhe tregon se tre gratë e tij e mbështetin vendimin dhe janë dakord që bashkëshorti i tyre të sjellë në shtëpinë e tyre edhe gruan e katërt.
Duke i treguar me krenari dy fëmijët që gratë e tij i sollën në jetë – dy vajza të lindura brenda një javë – ai insiston se “shumë rrallë” i ngatërron emrat e fëmijëve të tij edhe pse janë të shumtë në numër. Është interesant fakti se si fëmija më i madh në familjen e tij është vetëm 15-vjeç, që tregon më së miri se bashkëshortet e tij kanë mbetur shtatzëna shpejt nga një fëmijë, në tjetrin.
Jan gjithashtu pranon se nevojat e tij mund të rriten kur fëmijët e tij të fillojnë të shtohen, kështu u bëri thirrje qeverisë që të ndajë fonde për ushqim, arsim, shëndetësi dhe për familjen e tij, por që sipas tij kjo kërkesë nuk ka gjasa të realizohet.
