Categories Lajme

Dëshmia/ Bie pre e mashtrimit nga ‘kontabilisti’, 35-vjeçares shqiptare i marrin 9 mijë euro nga llogaria bankare në Greqi

Një 35-vjeçare shqiptare në Greqi, ka rënë pre e mashtrimit nga një person ende i paidentifikuar. Ai e ka telefonuar dhe i është prezantuar si kontabilist, por përmes mashtrimit ka arritur që t’i marrë 9 mijë euro nga llogaria bankare, sipas mediave greke.

35-vjeçarja, e cila jeton në Rodos prej disa vitesh ra pre e mashtrimit nga një i panjohur, i cili e telefonoi nga një numër grek.

Sipas dëshmisë së gruas, personi në fjalë i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur shqiptaren se i takonte kompensim por për pagesën duhej të ndiqte një procedurë me të cilën do të merrej ai.

Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë bankare. Më vonë, shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME