Categories Lajme

Dëshmia e shoferit të autobusit: Ndalova kur përplasa motorin, por nuk pashë trup

Dalin detaje të reja për ngjarjen mbrëmë në Durrës ku një 25 vjeçar dyshohet se u aksidentua për vdekje. ABC News ka siguruar dëshminë e shoferit të autobusit poshtë të cilit u gjet motori i shpërndaresit të picave. Shoferi i autobusit që sipas policisë aksidentoi shpërndarësin e picave pranë mbikalimit të Shkozetit ka dëshmuar se nuk pa gjëkundi trupin e viktimës.

Kurse motori kishte mbetur poshtë rrotave.

1.5 km më larg, pranë urës së Dajlanit, sipas pamjeve të siguruara nga ABC News, trupi i 25 vjecarit R.B shfaqet nga hiçi gjysmë i zhveshur, sapo aty kalon një furgon. Nuk duket qartë nëse viktima u hodh në rruge nga dikush brenda apo kishte ngecur në pjesën fundore të mjetit.

Drejtuesi i furgonit nuk është ndaluar akoma dhe policia nuk ka siguruar ende prova për të saktësuar se çfarë ndodhi me të riun që shpërndante pica. Pamjet e videos horror kanë ngritur shumë dyshime.Nga kush u aksidentua 25 vjeçari, si ndodhi zhvendosja e trupit të tij, ishte aksident apo vrasje.

Në një komunikatë të tretë të policisë së Durrësit, ndryshe nga dy versionet e para, thuhet  që  rreth orës 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet,  P.T, duke  drejtuar një mjet autobus tip “Skania”  u  përplas  me motorin tip “Dajang”, me drejtues  R. B, 25 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen.

Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Kurse  motori është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit, përfundon njoftimi. Një grup hetimor po punon për këtë ngjarje të frikshme që jo vetëm ka shokuar opinioin, por edhe ka ngritur shumë dilema./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME