Categories Lajme

Dëshmon në gjyq kryebashkiaku i Vorës

Seanca është shtyrë për datën 2 korrik në orën dhjetë. Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakut, është shtyrë sërish. Në këtë seancë është pyetur si dëshmitar Hekuran Brahimaj, aktualisht kryetar i Bashkisë së Vlorës.

Kryetari aktual tha gjatë seancës se, “kam patur marrëdhënie normale pune me Kajmakun, jam hequr në mënyrë të pamotivuar. Sot jam kryetar bashkie. Nuk kam patur asnjëherë konflikt me të. Urdhri për largimin nga puna nuk më është bërë personalisht, por më është çuar në adresën e punës së motrës”, shton ai më tej. Ndërkohë që gjykata thërriti si dëshmitar për seancën e ardhshme dhe dy të tjerë, Laureta Omeraj dhe Gentian Picarin. Ndaj Kajmakut janë ngritur tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, pasi faktin që ai kishte qenë i dënuar në Greqi nuk e kishte raportuar. Po ashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre, pasi ditën e fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin, ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë, mes tyre edhe kryetarin aktual Hekuran Brahimaj. Në të njëjtën ditë, në vend të tyre ai emëroi nënkryetar Gentian Picari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME