Categories Lajme

Dështojnë në ritestim të gjithë shoferët e penalizuar, në autoshkollë nga e para!

Të 11 personat që i janë nënshtruar sot ritestimit për aftësitë drejtuese të automjetit kanë dështuar të kalojnë testin.

Nga grupi me 25 persona që kishin humbur të gjitha pikët e patentës, në ambientet e DPSHTRR janë paraqitur 11, nga të cilët askush nuk ka arritur të kalojë ritestimin. Ata do të duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë dhe më pas të kalojnë testin teori-praktikë.

“Sot ishte grupi i 3-të i testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Nga 28 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 11 dhe që të 11-të u rrëzuan në testin elektronik të teorisë, çka i ridërgon ata përsëri nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)! Dy prej tyre e kanë për herë të dytë!!!!

Personat kishin marrë leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021”, bën me dije Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME