Categories Lajme

Dështon aventura! Alpinisti shqiptar thyen këmbën në Malin e Tomorrit, pritet ndërhyrja me helikopter

Një alpinist ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme dhe ka thyer një këmbë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Çesmës së Tarikos. Alpinisti ka qënë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rrëshkitur në një zonë të thepisur.

Ai është ndihmuar për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshkiti nga bashkëudhëtarët e tij në këtë aventurë. Burime të Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë me dije se, alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, 4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit, në momentin kur njëri prej tyre rrëshkiti.

Po kështu, konfirmohet se, alpinistët janë të gjithë shqiptarë, por identiteti i tyre nuk dihet ende, ashtu sikurse nuk dihet edhe qyteti prej nga ata jane.

Kanë qënë vetë alpinistët ata që nëpërmjet telefonit kanë kërkuar ndihmën e emergjencave civile.

Mësohet se nga Tirana është nisur drejt zonës ku ndodhen alpinistët një helilopter i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar drejt Spitalit të Tiranës alpinistin e dëmtuar për shkak se në zonën ku ata ndodhen nuk ka rrugë makine dhe zona është e mbuluar nga dëbora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME