Categories Lajme

Dështuan në atentatin ndaj Preng Palucës dhe gruas së tij, arrestohen në Spanjë dy të rinjtë

Ka marr fund arratia e dy të rinjve të dyshuar për atentatin ndaj shtetasit Preng Paluca dhe bashkëshortes së tij.

Policia spanjolle njoftoi sot arrestimin e dy të rinjve shqiptarë, përkatësisht H. N., dhe E. V., për llogari të drejtësisë shqiptare.

Sipas bluve E. V., dhe H. N., kishin planifikuar të kryenin vrasjen e Preng Palucës, por që fatmirësisht ngjarja u parandalua nga policia.

Si ndodhi ngjarja?

Çiftit i bashkëshortëve Preng dhe Antoneta Paluca, u zunë në pritë në afërsi të banesës së tyre në Kamëz.

Përgjatë rrugicës që të çon për në shtëpinë e tyre, ndodheshin vetëm katër kamera sigurie të vendosura në biznese. Pas këqyrjes, ka rezultuar se asnjëra prej tyre nuk ka pasur fushëpamje të qartë e të fiksonte targën e mjetit të autorëve, ç’ka ndihmoi hetuesit për të rënë në gjurmët e tyre.

Nga hetimet ka rezultuar se në mjetin e autorëve ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve ka qëlluar me pistoletë.

Por, për të zbardhur dinamikën e plotë, policisë i është dashur të marrë dëshminë e 50 vjeçarit Preng Paluca dhe gruas së tij. Ai ka treguar se sapo ka hapur derën e makinës për të shkuar në banesë, autori i është afruar duke i vendosur dorën në xham dhe e ka qëlluar. Në atë moment, ka shpjeguar Paluca, ka tentuar t’i heqë armën, por duke u hasur në rezistencën e tij, autori është larguar.

50 vjeçari mori vetëm një plumb. Ai e preku fillimisht në dorë, ndërsa predha i përshkroi në brinjë. E njëjta predhë kapi në këmbë edhe bashkëshorten e tij, Antoneta Palucën, 41 vjeçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME