Zbardhet e plotë dinamika e aksidentit në rrugën Vorë-Fushë Krujë, ku mbetën të vdekur 4 të rinj mesnatën e së mërkurës (19 mars).
Automjeti me të cilin udhëtonin fillimisht ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe më pas kanë hyrë sërish në korsin e tyre, moment që pak sekonda më vonë janë përplasur me betonieren e ndaluar.
Referuar dëshmisë së shoferit 24-vjeçar, Aleksandër Krrashi, ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore pasi ka dalë nga vendi i punës, i është fikur mjeti pasi sipas tij kishte mbaruar nafta.
Ka provuar ta ndezë dy herë dhe më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë dhe sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës. Burime pranë grupit hetimor thonë se përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye: prej shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë-pamjes, për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e ka parë betonieren e ndaluar.
Nga verifikimet paraprake, në momentin e përplasjes mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 170 km në orë, ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë.
Sipas dinamikës së ngjarjes, kur mbërriti në Rinas, në një fluturim nga Gjermania, Erild Laçi, 20 vjeç, postoi një foto teksa zbriti nga avioni. Në aeroport ishin nisur ta merrnin vëllai i tij më i madh, Enejdi, 25-vjeçar, me kushëririn e tyre, Andi Laçi, 22 vjeç, dhe një mik, Endrikejd Kurti, 24 vjeç.
Drejtuesi i betonieres Aleksandër Krashi 24 vjeç, u largua nga vendngjarja, i ndihmuar nga kushëriri i tij Valentin Krrashi, 25 vjeç. Një nga arsyet pse nuk mund t’i dorëzohej policisë, ishte një fakt i rëndë. 24-vjecari drejtonte betonierën pa pasur patentë për këtë kategori mjeti
Policia e arrestoi bashkë me menaxherin e firmës së prodhimit të betonit, Danjel Koxha, 34 vjeç i cili akuzohet se nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar në të zezë drejtuesin e betonieres, pa patentë.
Në kërkim policia shpalli edhe administratorin e kësaj firme, një 27 vjeçar.
-Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
-Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt
-Largimi nga vendi i aksidentit
-Përkrahja e autorit të krimit
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
-Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
-Fshehja e të ardhurave
-Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë
-Punësimi i paligjshëm