Categories Lajme

Njohja e kontributeve për pensionet me Italinë, publikohet në Fletoren Zyrtare marrëveshja

Qeveria italiane ka publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë, bërë në Romë më 6 shkurt 2024, duke i hapur rrugën kështu zbatimit të saj brenda pak javësh. Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri dhe sjell siguri dhe perspektivë të re për thuajse gjysmë milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Marrëveshja shndërron zyrat respektive si zyrat e veta. Shqipëria kryen shërbime për italianët dhe anasjelltas, pa kosto ekstra. Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Më herët, Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, miratuan amendamentin për alokimin e fondeve në kuadër të zbatimit të marrëveshjes.

Për vitin 2025 u miratua një fond prej 12 milionë eurosh; 13.6 milionë euro për vitin 2026; 13.1 milionë euro për vitin 2027; 15.1 milionë euro për vitin 2028; 17 milionë euro për vitin 2029; 19.3 milionë euro për vitin 2030; 21.3 milionë euro për vitin 2031; 23.4 milionë euro në vit për të gjitha vitet e mëpasshme duke filluar nga viti 2032.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën.

Me Greqinë vijon debati teknik, pasi është një proces i gjatë, edhe i vështirë. Me Letoninë negociatat nisin në prill. Në proces janë negociatat edhe me Slloveninë e Moldavinë. Me Izraelin është rënë dakord, po rakordohen agjendat që e çon numrin në rreth 27-28 marrëveshje.

Njohja e kontributeve për pensionet me Italinë, publikohet në

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME