Categories Lajme

Detaje/ Aksidenti tragjik në Elbasan, si e humbi kontrollin 60-vjeçari pasi pësoi infarkt në timon. Të plagosur nipi dhe mbesa

Një aksident tragjik u regjistrua gjatë së dielës në zonën e Elbasanit, ku humbi jetën një 60-vjeçar dhe mbetën të plagosur dy fëmijë të mitur. Ngjarja ndodhi në fshatin Mashan të Gramshit.

Viktimë e aksidentit mbeti shtetasi Hekuran Perfundi, i cili drejtonte një automjet tip “Ford Focus”. Pasi 60-vjeçari humbi kontrollin e makinës, mjeti përfundoi disa metra poshtë në një përrua, duke i marrë jetën atij dhe duke lënë të plagosur dy fëmijët, përkatësisht nipi 7-vjeçar dhe mbesa 11-vjeçare. Pas ngjarjes, fëmijët u transportuan me urgjencë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht, dyshohet se 60- vjeçari ka pësuar infarkt në timon. Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen brenda pak ditësh në Qarkun e Elbasanit. Gjashtë ditë më parë, një 38- vjeçari humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur në fshatin Samurr, kur një automjet tip “Benz” i drejtuar nga viktima përfundoi në një humnerë rreth 90 metra.

Për pasojë, gjeti vdekjen Besnik Samurri. Brenda makinës ishin dhe tre anëtarë të një familje, M. M,. gruaja e tij, B. M., dhe djali i tyre, F. M., Ata mbetën të lënduar nga aksidenti, dhe aktualisht po marrin trajtimi në spital e janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, sqaronte policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME