Categories Lajme

DETAJE/ Braziliana mori rrugën për Shqipëri për dashurinë, mashtrimi i kushtoi rëndë të riut në Tiranë

Një 29-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Tiranës, për shkak se shantazhonte një vajzë braziliane me videot intime për t’i marrë para.

Gazetarja Kasandra Pali raporton për Gazeta Shqip se pasi janë njohur në rrjetet sociale, braziliania i dërgonte shpesh video intime Eraldo Dervishit.

Të njëjtat burime informojnë se shtetasja braziliane, 19 vjeç, kishte ardhur në Shqipëri për të takuar të riun.

Ky i fundit i ka marrë pasaportën dhe i ka kërkuara para në mënyrë që të mos publikonte videot intime.

“Më jep para që mos të nxjerr videot dhe pastaj do të jap dhe pasaportën,” mësohet t’i ketë thënë Dervishi.

Menjëherë pas kësaj, e reja braziliane ka bërë denoncim në polici.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Extortion”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Shantazhonte një shtetase, që t’i jepte shuma parash, për mospublikimin e disa videove, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen një aparat celular dhe një pasaportë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Extortion”.

Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME