Categories Lajme

DETAJE/ Celula terroriste në Shqipëri, ku merrte informacion terroristi Aram, i infiltruari në kampin e muxhahedinëve

Detaje të reja kanë dalë nga celula terroriste e cila do të kryente një akt terrorist në ditën e Sulltan Novruzit më 2018. Mësohet se një nga terroristët e identifikuar si Erwin ARAM, ka hyrë disa në herë Shqipëri me pasaportë austriake. Teksa hynte në Shqipëri, Aram merrte informacion kur takonte anëtarë të familjes. Po kështu në hyrjen e fundit në shtetin shqiptar, Policia ka tentuar për ta ndaluar.

Theksojmë se grupi ndihmohen nga një i infiltruar në kapin e muxhahedinëve. Deri më tani për këtë ngjarje janë pyetur dhe shoqëruar mbi njëzetë iranianë jashtë dhe brenda vendit. Një ditë më parë policia e Shtetit dhe drejtori Ardi Veliu deklaruan se policia ka zbuluar një celulë terroriste iraniane e cila ka tentuar të kryejë akte terroriste në Shqipëri, një prej tyre i parandaluar nga shteti shqiptar.

Katër persona janë identifikuar nga policia, si pjesë e grupit operativ që vepruan në emër të shtetit iranian dhe QUDS, për të sulmuar anëtarët e komunitetit muxhahedinë, që strehohen në Shqipëri. Për këtë akt të rëndë, kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare.

Personat e përfshirë në celulën terroriste:

1. PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2. Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3. Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4. Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME