Categories Lajme

DETAJE/ Hiqet komisioni për gjobat dhe bllokimin e patentave

Pritet që të marrin fund radhët e pritjes para zyrave të OASH-së në Policinë Rrugore.
Siç bën me dije Ministria e Brendshme, drejtuesit e mjeteve, të konstatuar me shkelje gjatë qarkullimit rrugor, mund t’i paraqesin pretendimet apo dokumentacionin online, përmes portalit qeveritar e-albania.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe drejtues të Policisë së Shtetit inspektuan nga afër punën e OASH-së në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Lleshaj tha se qëllimi i kësaj mase është që të eliminohet detyrimi i qytetarëve për t’u paraqitur në zyra.

“Nga sot, qytetarët, ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave”, u shpreh dje Lleshaj.

Sipas tij, lehtësimi i shërbimeve për qytetarët në të njëjtën kohë është edhe një lloj shtrëngese për ata që shkelin rregullat për arsye se tashmë mundësia e kontaktit bëhet zero. Pra, nuk kanë mundësi të “negociojnë” me asnjë lloj Komisioni.

Kundravajtjet në portalin e-albania

Shërbimi elektronik “Kundërvajtje rrugore OASH” u mundëson kundërvajtësve, të cilët nuk dëshirojnë të paraqiten fizikisht pranë Organeve Administrative Shtetërore dhe kërkojnë që vendimi për kundërvajtjen e tyre të merret në mungesë si dhe informacioni të transmetohet në format dixhital elektronik nëpërmjet llogarisë së tyre në portalin e-albania.

Patrulla e Policisë rrugore konstaton kundërvajtjet rrugore, të cilat janë objekt i shqyrtimit nga ana e Organeve Administrative Shtetërore, që funksionojnë në çdo Drejtori Vendore të Policisë. Kundërvajtësi mund të kërkojë duke shënuar në procesverbalin e konstatimit, që kjo kundërvajtje të shqyrtohet në mungesë duke kryer shënimin përkatës në procesverbal.

Sipas procedurave administrative të përshkruara në legjislacionin rrugor, brenda afateve ligjore kjo kundërvajtje shqyrtohet dhe i dërgohet online në llogarinë e kundërvajtësit në portalin e-albania. Nëse kundërvajtësi kërkon që shqyrtimi në mungesë të kryhet, ai mund të njoftojë nëpërmjet portalit e-albania, OASH respektivem duke klikuar dhe duke ngarkuar edhe dokumente shtesë, të cilat i dërgohen të skanuara OASHsë respektive. Brenda një afati të përcaktuar prioritarë, OASH merr vendimin sipas akteve dhe normave të sjelljes dhe vendimi bëhet i lexueshëm dhe i shkarkueshëm në llogarinë e kundërvajtësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME