Categories Lajme

Detaje nga hetimet, Benard Ndrecës iu vendosën 50 gr eksploziv, Policia shoqëron 6 persona

50 gram është sasia e eksplozivit të vendosur në mjetin e kreut të degës së Partisë Demokratike në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës. Ky është përfundimi i arritur nga forcat xhenio pas ekspertimit të mjetit.

Raportohet se në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, në Policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona, ndërkohë që ende nuk ka persona të ndaluar për shpërthimin me eksploziv në makinën e Ndrecës.

Grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Ndrecës, në mënyrë që të arrihen të gjenden gjurmë të autorëve në mjet gjatë momentit të vendosjes së lëndës eksplozive edhe pse ka pas mundësi që ajo të ndodhë për shkak të shpërthimit të fuqishëm.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizjet e autorëve, pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME