Categories Lajme

Detaje nga hetimi/ Shoku i Ervis Martinit që mbeti i plagosur në Bllok, duhet të ishte në gjyq për “mosbindje ndaj policisë”…

Një nga dy të plagosurit në mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-bllokut, Eljon Hato, ka një tjetër proces penal në Gjykatën e Tiranës. Paraditen e së hënës, ndaj Hatos është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik.Kjo akuzë ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur në shkurt të këtij viti, ku Hato nuk i ishte bindur urdhrit të një patrulle policie për të ndaluar. Pas ndjekjes, policia kishte mundur ta ndalonte dhe konstatoi se Hato ishte pa leje drejtimi. Por, pas verifikimit rezultoi se ai lejen e drejtimit thjesht nuk e kishte me vete dhe për këtë arsye policia e procedoi për mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë.

Seanca e parë për këtë akuzë nuk u zhvillua, pasi procedura e kërkon që duhet të jetë vetë i pandehuri që të japë pëlqimin për gjykim të shkurtuar, kërkesë të cilën Hato e kishte bërë që në seancën paraprake. Por, për shkak të plagëve të rënda që mori në ngjarjen e përgjakshme të 4 tetorit, avokati i tij deklaroi se Hato vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në pamundësi për t’u paraqitur fizikisht në gjykatë. Në lidhje me këtë ngjarje, Hato akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj më shumë se një personi.

Edhe personi i mbetur i vrarë në këtë ngjarje, Fabian Gaxha rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë dhe i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME