Categories Lajme

Kazinotë vetëm në hotele me 5 yje dhe resorte të licencuara

Pas datës 1 janar 2019, kazinotë do të jenë dhe do të funksionojnë sipas ligjit, vetëm në zona të caktuara, që janë kazinotë në hotele me 5 yje apo në resorte të cilat do të licensohen.

Kështu deklaron Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për ATSH-në ndërsa sqaron projektligjin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për lojërat e fatit.

Lera tha se masat e ndërmarra nga qeveria, që në vitin 2013 për formalizimin e këtij tregu, kishin për synim kufizimin e tyre, reduktimin e informalitetit dhe kontrollin e këtyre subjekteve.

“Kjo është një masë, që e mori qeveria në kuadër të kufizimit të këtij biznesi që ka filluar që në vitin 2013 dhe jeni në dijeni të aksionit kundër informalitetit në sektorin e lojërave të fatit dhe ky është hapi i fundit që ndërmerret në kuadër të kufizimit të këtij biznesi”, tha Lera.

Për hir të së vërtetës, shpjegoi ai, qeveria ka ndërmarrë masa ndër vite për ta kufizuar këtë biznes, si p.sh, nëpërmjet kufizimit të numrit të operatorëve, ku kemi pasur 42  operatorë në vitet 2013-2014 dhe aktualisht janë 20 operatorë në treg, është rritur barra fiskale nga 0% të ardhura nga fituesit është rritur në 15% , 10% tatim fitimi i kompanive të lojërave të fatit është rritur në 15%, e të tjera masa që janë marrë për licencimin, kontrollin dhe kufizimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME