Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 41-vjecare nënë e kater fëmijëve, i dha fund jetës duke kosnsumuar fotoksinë, pasi u bullizua në rrjetet sociale.
Mësohet se kushërira e të ndjerës, ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok. Bashkëshorti dhe djali jetojnë Itali dhe natën e vitit të ri, gruaja i ka kërkuar që të jenë të gjithë në shtëpinë e tyre. Djali është rrëfyer para kamerave, se e ëma kishte pranuar gjëndjen e saj të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Durrës, në rrjetet sociale është shpërndarë një poster ku është paralajmëruar për protestë. Protesta do të mbahet nesër në orën 11:30 te ‘Sheshi Nënë Tereza’, Tiranë.

