Categories Lajme

Detaje të fo.rta/ Makina e blindit me targa ruse nuk u ak.sidentua, e vërteta është tjetër, ja ‘kush’ ia shpëtoi kokën 34-vjeçarit

U duk si një ak.sident rrugor i një makine të blinduar me targa ruse me vlerë që mund të arrijë deri në 250 mijë euro, por pas tij mund të fshihet një at.entat i mbetur në tentativë.

34-vjeçari Eldin Dergjini, banues në Shkodër, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa udhëtonte me automjet, doli nga rruga duke u përmbysur.

Ngjarja ndodhi në Tiranë në afërsi të sheshit “Shqiponja” dhe me marrjen e dëshmisë së tij në polici nisën të dalin në dritë detajet e para.

Eldin Dergjini ka deklaruar se dikush e ka ndjekur nga mbrapa me automjet dhe i ka goditur makinën çka solli edhe daljen nga rruga. ” Kam qenë duke ecur me makinë me shpejtësi. Vura re që kisha një automjet pas, por nuk e di nëse po më ndiqte. Ajo makinë më goditi nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi “, mësohet të jetë shprehur Dergjini për Report Tv. Aktualisht 34-vjeçari ndodhet në spital, jashtë çdo rreziku për jetën me dëmtime të lehta.

Por përse lindin dyshimet për atentat?

Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar me targa ruse, një automjet tip ‘Mercedes Benz G Class’ me targë H001CH 199, vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë eurosh. Që këtu lindin dyshimet e para se ai i ruhej një atentati, për shkak se makina ishte e blinduar. Pas aksidentimit, i riu ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe burime për Report Tv thonë se ka shkuar vetë në një spital privat.

“Pas aksidentit nuk kisha shumë plagë në trup, jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital.  Makinën e kam marrë nga jashtë, ka pak kohë që e kamë marrë dhe prisja të bëja dokumentet” ka thënë ndër të tjera Eldin Dergjini”, mësohet t ëjetë shprehur 34-vjeçari.

Por dëshmia e tij nuk ka qenë shumë bindëse për policinë pasi ende nuk është zbuluar se kush ishte taksisti që e dërgoi në spital, por as makina që e ka goditur nga pas.

Precedentët, si i shpëtoi drejtësisë?

Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedente të mëparshme penale. Në vitin 2014 është arrestuar në Tiranë dhe më pas gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Por jo më larg se gushtin e kësaj vere Dergjini është arrestuar në Himarë për shkak se ishte kapur me armë mbajtje pa leje. Por edhe në këtë rast ai është lënë i lirë në rrethana të dyshimta.

Nuk mbaron me kaq, Dergjini rezulton i dënuar më para një viti në  Trieste të Italisë për trafik droge.

Policia dyshon se Eldin Dergjini i ka shpëtuar një atentati gjatë aksidentit ditën e djeshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën e aksidentit, për të verifikuar nëse realisht ka një makinë e cila e goditur të riun.

Vendimi i 2014, si u lirua Dergjini me firmën e Fatmira Hajdarit

Episodi i vitit 2014 kur shkodrani është arrestuar për kundërshtim të efektivëve të policisë, ka të bëjë me refuzimin nga ana e Eldi Dergjini për të mos paguar formularin e gjobës. Por në atë vit, trupa gjykuese e përbërë nga Gramoz Levanaj, Fatmira Hajdari dhe Edmond Gogo, ka vendosur ta lirojë nga burgu,për një vepër penale që rrezikohet deri në një 1 vit burgim. Dergjnit i dhënë vetëm masën e sigurimit personal “detyrim paraqitjeje”.

Dyshimi për targa të vjedhura

Ndërkohë me anë të një kërkimi të thjesht, Shqiptarja.com, mëson se të njëjtat targa ‘H 001 CH/199’ ekzistojnë edhe në një automjet tjetër në Rusi. Automjeti me të njëjtat targa në Rusi është i tipit ‘Bently’ dhe kjo është e paqartë se si të njëjtat targa ekzistojnë në dy makina të ndryshme, ku njëra prej tyre u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidenti në Tiranë. Sipas faqes në internet fotot janë bërë para 4 vitesh dhe se fundmi para 9 muajsh. Shqiptarja .com

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME