Categories Lajme

Detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Durrës

Një lajm i tmerrshëm ishte ai i djeshmi ku rrjeta e një anije peshkimi kapin kufomën e një mashkulli, që vijon të jetë ende i paidentifikuar nga policia. Ngjarja ndodhi rreth 4 milje larg Durrësit, ku peshkarexha “Emiljano” dha sinjal në policinë kufitare të Durrësit pas evidentimit të kufomës. Viktima, e dekompozuar dhe me gjymtyrë shumë të dëmtuara të dekompozuara nga lagështira, ishte mbështjellë me natriban, dhe kjo ka bërë që policia të ngre dyshime të forta se mund të kemi të bëjmë me vrasje.

Gazetari i Report Tv Artur Korriku, raporton se një ditë pas kësaj ngjarje po kryhen të gjitha veprimet sipas procedurës ligjore. Po ekzaminohet kufoma për të zbuluar shenja të veçanta sikurse janë dhëmbët apo shenja të tjera.

Report Tv mëson se do të njoftohen familjarët e personave të zhdukur brenda dhe jashtë qarkut të Durrësit për të bërë të mundur identifikimin e kufomës.

Kufoma do të dërgohet në morgun e Tiranës ku do të jetë në dispozicion të laboratorit shkencor sepse do t’i bëhet edhe analiza e ADN, bëjnë me dije nga grupi hetimor.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore duhet të ketë më shumë se muaj në det. Dyshohet që ai të jetë mbytur, megjithatë nuk përjashtohet pista që ai të jetë vrarë dhe më pas të jetë hedhur në det për të humbur gjurmët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME