Categories Lajme

Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Greqi, dyshohet se autori më parë ka ekzekutuar dy shqiptarë të tjerë

Hetime më të detajuara janë kryer në vendin e ngjarjes ku u vranë dy shqiptarët në Greqi në Nea Smyrni. Ekipi i DIAS, ka patrulluar dhe ka kryer kontrolle në gjashtë vende të ndryshme.

Media greke “To Vilma” duke iu referuar burimeve policore, në një artikull të ditës së sotme lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja një javë më parë, mes të tjerash shkruan se ka dyshime se i njëjti vrasës të ketë ekzekutuar dhe dy shqiptarë të tjerë.

Konkretisht bëhet fjalë për Ari Papën, 32-vjeç nga fshati Dhiver i Sarandës, i ekzekutuar me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal ne “Sepolia” Athinë në maj 2021 dhe Dikenc Halilin, 39-vjeç nga Tepelena, ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në “Agio Pavlo” Athinë në tetor 2021.

Sipas policisë të tria ekzekutimet kanë ngjashmëri.

Nga ana tjetër “To Vima” shkruan se ka dyshimet se urdhri për vrasjen e një javë më parë të jetë dhënë nga shqiptarë që ndodhen në burgjet e Greqisë jugore dhe që janë të dyshuar edhe me parë për ngjarje të tilla të ngjashme.

Konkretisht po hetohet roli i dy shtetasve shqiptarë të burgosur, njëri i përfshirë më parë në një arratisje masive dhe tjetri një person që është hetuar nga shumë sektorë të policisë, përfshirë dhe Anti-Terrorin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME