Categories Lajme

Detaje të reja për bandën shqiptare në Mykonos

Disa detaje të tjera janë bërë publike për bandën shqiptare të grabitësve në Mykonos. Mediat greke bëjnë me dije për mënyrën se si funksiononte kjo bandë e cila nga viti 2020 deri pak ditë më parë, vodhi 39 vila dhe 320 mijë euro sende me vlerë e para.

Sipas dëshmitarëve, anëtarët e bandës ditën shfaqeshin si një familje e mirë dhe shmangnin kontaktet me fqinjët për mos rënë në sy. Natën ishte koha e veprimit.

Ata ecnin nëpër shtigje dhe rrugë të errëta ndërkohë që për të hyrë nëpër vila nuk zgjidhnin dyert, por dritaret e tualeteve.

Me anë të kamerave termike, Policia e Mykonos ka zbuluar një prej veprimeve të dy prej anëtarëve të bandës teksa tentonin të hynin natën në një vilë. Ata dallohen për veprime shumë të shpejta dhe mashtruese. Mes sendeve të vjedhura nga shqiptarët kishte çanta apo ora Rolex, Louis Vuitton, Prada apo Channel. Kujtojmë se 7 anëtarë të saj janë vënë në pranga dy ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME