Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë.

59-vjeçari shqiptar, Astrit Koni, që punonte si kopshtar në Asti, vrau me mjet bujqësor brutalisht ish-bashkëshorten e tij, Drita Meçollari (Koni), dhe partnerin e saj të ri, Bardhok Gega, përpara se të kryente vetëvrasje.

Një krim në familje me motove të forta xhelozie dhe pasioni, ku viktimat janë shqiptare dhe historia është tronditëse, që erdhi si paosjë e një divorci të dhimbshëm në fillim të këtij viti.

Media italiane zbardhi detaje dhe foto nga ngjarja tronditëse.

Sipas të dhënave paraprake, gjithçka duket se ka shpërthyer nga një xhelozi e pakontrolluar. Koni nuk kishte pranuar ndarjen dhe faktin që ish-gruaja e tij kishte nisur një jetë të re, duke e kthyer konfliktin personal në një tragjedi me pasoja fatale.

Ngjarja mori jetë në një zonë rurale pranë Cossombrato-s. Trupi i Konit u zbulua fillimisht nga policia rrëzë kullës së kështjellës ku ai punonte si kopshtar, vend nga i cili dyshohet se u hodh për t’i dhënë fund jetës.

Vetëm pak më vonë, u zbuluan edhe trupat e pajetë të dy viktimave të tjera, të hedhur në një hendek pranë një fushe me koshere bletësh, ku ajo kthehej për t’u kujdesur herë pas herë, sepse pas ndarjes jetonte në Milano me Gegën.

Zbulimi i dyfishtë erdhi nga vëllai i Dritës, i cili, i shqetësuar për mungesën e kontakteve me të për më shumë se 24 orë, u nis në kërkim dhe hasi në skenën tronditëse.

Hetimet, të drejtuara nga prokurori Alessandro Giai, po përpiqen të rindërtojnë me saktësi dinamikën e ngjarjes.

Një element kyç është një shënim i lënë nga autori, ku ai shkruante:

“Më shkatërrove jetën për 15 vitet e fundit, por tani mbaroi!”, një fjali që hedh dritë mbi gjendjen e tij emocionale dhe motivin e mundshëm.

“Drita Meçollari ishte zhvendosur prej kohësh në Milano, por kthehej herë pas here në zonë së bashku me partnerin e saj për t’u kujdesur për kosheret e bletëve, një pasion që e kishte ndjekur prej vitesh. Fqinjët tregojnë se ndarja me Konin kishte ndodhur në janar, pas një periudhe të gjatë krize në çift”, informon “Corriere”.

Çifti kishte dy vajza, njëra jeton në Dubai dhe tjetra në Torino, nga ku mësuan edhe lajmin e kobshëm për humbjen e prindërve.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME