Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke e argumentuar këtë me vështirësitë teknike, ligjore dhe infrastrukturore që kanë ngadalësuar zbatimin e planit fillestar.

Vendimi i ri i Komitetit të Investimeve Strategjike në fund të vitit 2025 ndryshon disa nga afatet kyçe të përcaktuara një vit më pare në vendimin e vitit 2024 që i jepte statusin e investimit strategjik. Institucionet pranojnë se plani i veprimit nuk u realizua brenda kohës për shkak të kompleksitetit të projektit dhe koordinimit mes institucioneve dhe investitorit amerikan Atlantic Incubation Partners LLC.

Ndryshimet prekin drejtpërdrejt fazën e negocimit dhe përgatitjes së projektit. Afati për dorëzimin e dokumentacionit nga investitori zgjatet në 90 ditë nga 60 që ishte më parë, ndërsa periudha për negociimin e marrëveshjes rritet në 120 ditë, me mundësi shtyrjeje edhe për 120 ditë të tjera.

Po ashtu, janë rishikuar edhe detyrat për institucionet shtetërore. Ministrisë së Ekonomisë i jepet më shumë kohë për konsolidimin e pronës dhe kalimin e aseteve tek Korporata Shqiptare e Investimeve, ndërsa afatet për përcaktimin e kushteve për zhvillimin e marinës turistike dhe përfshirjen e plazheve në listën zyrtare janë përshtatur gjithashtu.

Një ndryshim i rëndësishëm lidhet me kostot për pastrimin e zonës nga rreziku piroteknik. Ndryshe nga vendimi fillestar ku këto kosto parashikohej të mbuloheshin nga investitori, tani barra i kalon Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumenti thekson se është bërë përparim në disa drejtime. Është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes palëve, janë zhvilluar 10 raunde negociatash dhe është siguruar ekspertizë për mbrojtjen e interesave të shtetit. Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar inventarizimin e aseteve dhe ka identifikuar kostot për pastrimin e zonës, ndërsa është kryer edhe regjistrimi i pronave.

Projekti

Projekti për zhvillimin e ishullit të Sazanit parashikon një investim rreth 1.4 miliardë euro për ndërtimin e një kompleksi turistik me marina, hotele, rezidenca dhe shërbime të tjera turistike në një sipërfaqe prej rreth 45 hektarësh. Zhvillimi do të realizohet në ishullin e Sazanit në Vlorë, që aktualisht është nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesërisht zonë e mbrojtur detare dhe natyrore.

Investimi është propozuar nga kompania amerikane Atlantic Incubation Partners LLC dhe po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat shtetërore shqiptare përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe Albanian Seaports Development Company. Projekti ka status strategjik./Monitor.al

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME