Categories Lajme

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel nën dhé

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur eshtrat e një personi të ndarë nga jeta prej 17 vitesh.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hapur një tunel të madh nën tokë për të depërtuar në varr, çka tregon për një veprim të mirëorganizuar dhe të menduar më parë, raporton korrespondenti i TCh, Bledar Korreshi.

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe është zbuluar nga punonjës të mirëmbajtjes së tyre. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME