Dy ditë më parë u zhvillua një operacion nga policia dhe rezultoi em arrestimin e një të riu. Mësohet se personi i arrestuar në kuadër të operacionit “Kreshta 2” është 22-vjeçari Xhuliano Frroku, djali i kreut të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë, Bardhok Frroku.
22-vjeccari në Lezhë ishte duke lëvizur me makinë kur u ndalua nga policia. Burime zyrtare konfirmuan se në momentin e ndalimit, drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit, por është neutralizuar dhe Policia ka kryer kontrollin e automjetit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sendiljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde nar.kotike prej 2.3 kg, e dyshuar can.nabis sa.tiva.