Categories Lajme

DETAJET/ U godit me sëpatë nga shoku, sherri nisi për lojën me letra

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Menkulas të Devollit, ku shtetasi Vasil Babinis tentoi të vriste me sëpatë një 73-vjeçar.

I plagosuri, i identifikuar me inicialet V. B., deklaroi fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.

Por më pas hetimet zbuluan se ai është goditur nga 62-vjeçari Babanis pas një sherri banal.

Euronews Albania mëson se autori dhe i plagosuri ishin duke luajtur me letra në ambientet e një lokali dhe zënka për lojën agravoi deri në përdorimin e sëpatës.

Pronari i lokalit Ervis Begolli zbuloi dhe dinamikën e ngjarjes: “Autori dhe i plagosuri po luanin me letra në lokal. Kanë filluar debatin me njëri tjetrin për lojën me letra. Kemi ndërhyrë fillimisht për t’i qetësuar dhe të dy kanë vazhduar lojën. Pas 30 minutave filluan debatin sërish duke u goditur dhe shtyrë me njëri tjetrin. Sërish ndërhymë duke i ndarë. Sot morrëm vesh që konfikti ka vijuar në banesën e të plagosurit dhe na ka ardhur shumë keq. Të dy kishin pirë disa gota dhe ishin të dehur”.

Ndërkohë që banorët e fshatit deklarojnë gjithashtu se sherri ndodhi për lojën me letra dhe se personat nuk kanë konflikte me njëri tjetrin.

“Të dy personat i njohim personalisht, nuk kanë patur konflikte më parë. Janë zënë për lojën me letra pasi kanë qenë edhe në gjendje të dehur”, deklaroi një nga banorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME