Categories Lajme

DETAJET/ U hodh në erë me C 4 makina e blinduar, si shpëtoi pronari që ishte brenda. Një pjesë e eksplozivit…(FOTOT)

Një makinë luksoze e blinduar u hodh në erë mëngjesin e djeshëm me eksploziv C4, por fatmirësisht pronari që ishte brenda në mjet nuk u lëndua.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në rrugën “Siri Kodra”, përballë ish-Frigoriferit, në Tiranë, kur i dëmtuari Artion Bylyku, 52 vjeç, sapo kishte hipur në makinën e tij tip “Mercedes Benz S Class”.

Burime nga Policia thanë dje se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur nga aktivizimi në distancë i një sasie të konsiderueshme eksplozivi C4, që ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës. Por, gjatë këqyrjes së mjetit nga ekspertët kriminalistë, u zbulua edhe një tjetër sasi eksplozivi në pjesën e pasme, poshtë bagazhit, që fatmirësisht nuk ishte aktivizuar.

Ekspertët e Xhenios bënë shpërthimin e kontrolluar të pjesë së mbetur të tritolit dhe më pas kryen veprimet e tjera hetimore në vendin e ngjarjes.

Ndërsa oficerët e Krimeve të Rënda morën në pyetje pronarin e makinës, i cili për fatin e tij të mirë shpëtoi pa lëndime serioze, për shkak se mjeti i tij ishte e blinduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke sekuestruar fillimisht pamjet e kamerave të sigurisë përreth zonës ku ndodhi shpërthimi.

“Në rrugën ‘Ramazan Bogdani’, në automjetin në pronësi të shtetasit A.B. dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME