Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj, kohët e fundit është përfolur shumë për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj Aleksi, martesë nga e cila erdhi në jetë dhe vajza e tyre Viktoria. E ftuar në Ditë e Re, Dembacaj pranoi dashur-padashur ndarjen nga bashkëshorti, teksa po shprehej se ‘dua të gjej akuzuesin se Rudina ka bërë kështu e kështu…’, duke nënkuptuar se ajo nuk binte dakord me aludimet për një lidhje jashtëmartesore nga ana e saj, por duke mos e hedhur poshtë lajmin në vetvete, për ndarjen e çiftit.
Gjithashtu ajo që ra në sy, ishte dhe fakti që prezantuesit e emisionit nuk tentuan në asnjë moment ta preknin temën e ‘nxehtë’ në asnjë momenti, duke na bërë ne të dyshojmë për ‘porosi’ paraprake, apo ‘kusht’ se në rast se do të pranonte ftesën e emisionit, ata nuk do duhej ta pyesnin lidhur me këtë lajm që prej disa javësh qarkullon në media.
